Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali ka pësuar rritje 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të publikuar nga autoritetet e Shëndetit në vend, brenda ditës në vendin fqinj janë regjistruar 195 viktima.
Ndërsa numri total i personave e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vend shkon në 31,106.
Nga ana tjetër, numri i rasteve të konfirmuara brenda ditës ka pësuar një ulje, konkretisht për 24 orë u regjistruan 888 të infektuar. Pra, 514 të prekur më pak, krahasuar me një ditë më parë. Numri total i të infektuarve në vend është 222,104, prej të cilët 112,541 janë të shëruar tërësisht.
Sa i përket pacientëve në spitale, të mërkurën në repartin e kujdesit intensiv ndodheshin 893 persona krahasuar me 952 që ishin të martën. /
