Italia mund Anglinë nga pika e penalltive duke u shpallur kampione e Europës.

90 minutat e ndeshjes

Nuk ka fitues as në finalen e Euro 2020. Ndeshja mes Anglisë e Italisë do të shkojë në shtesa.

Një ndeshje me spektakël e tension, ndërsa skuadrat janë ruajtur maksimalisht për të mos pësuar gola.

Finalja nisi me golin më të shpejtë në historinë e Europianit. Vetëm 1 minutë e 57 sekonda mjaftuan që mbrojtësi i Anglisë Shaë, të shënonte golin më të shpejtë në një finale të Europianit.

Anglia luajti një pjesë të parë dinjtoze, duke krijuar raste e duke presionuar portën e azurrëve. 45 minutat e para përfunduan mes një Anglie me gjallëri dhe një Italie që nuk po gjente dot ritmin e lojës.

Por pjesa e dytë solli një panoramë krejt të kundërt. Italia nis të sulmojë e presionojë Anglinë, lojtarët e të cilëve vendosen në mbrojtje. Një pjesë e madhe e pjesës së dytë shkoi mes pasave të azurrëve, ndërsa luanët qëndronin të gjithë prapa gjysmës së tyre të fushës.

Italia nis të sulmojë portën. Isnigne e Chiesa rrezikojnë portën e Anglisë por pa rezultat. Do të ishte minuta e  67-të ajo që do të sillte barazimin. Një goditje me kokë e italianëve pritet nga Jordan Pickford, por prapa vijës mbrojtëse vjen Bonnuci, i cili shtyn topin në portë.

Stadiumi shpërthen në ovacionet e tifozëve azurrë, të cilët pavarësisht numrave të vogël në krahasim me britanikët, oshëtijnë në gëzim.

Me golin e Italisë, u duk sikur Anglia mori një goditje që e tulati. Ekipi vijoi të qëndrojë në mbrojtje ndërsa italianët dominuan ndeshjen përmes pasave.

Pavarësisht mbajtjes së topin 63% me 37%, në favor të Italisë, ndeshja përfundoi në barazim.

Shtesat

Pjesa e parë e shtesës ka qenë sërish në favor të azurëve, por rezultati nuk ka lëvizur. Pjesa e dytë e shtesave çoi pranë golit Italinë. Bernardeschi godet por gardiani i Anglisë arrin të presë topin. Pas mëse 2 orësh lojë, Pickford ka shpëtuar për të disatën herë Anglinë.

Minutat e mbetura i gjejnë të dyja skuadrat duke ruajtur tempin, por pa tentuar të rrezikojnë me sulme. Edhe shtesa mbyllet në barazim 1-1 dhe skuadrat bëhen gati për të vendosur fituesin nga 11 metërshat.

Të parë që gjuajnë janë azurrët. Berardi gjuan në mënyrë perfekte, ndërsa Pickford hidhet në krahun tjetër.

Për Anglinë i pari që gjuan është kapiteni Harry Kane. Donaruma gjen krahun, por jo topin.

Beloti godet fort majtas por Pickford arrin të presë topin. Italia gabon e para

Maguire mendohet disa sekonda para se të godasë. Shënon një supergoditje në trekëndësh. Anglia një gol përpara

Bonnuci godet penalltinë e tretë për Italianët dhe nuk gabon

Rashford godet shtyllën. Një gabim që i kushton Anglisë. 2 me 2 me golat

Bernardeschi qëllon me të majtën e tij. Topi në rrjetë

Sancho shkon të godasë. Një pritje spektakolare nga Donaruma. 3 me 2 për Italinë

Gorginjo për Italinë. Tenton të godasë me klas por Pickford shpëton i ndihmuar dhe nga shtylla. Anglia sërish në lojë

Saka, 19 vjeçari i Anglisë. Donaruma pret sërish dhe Italia shpallet kampione

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re