Italia vijon të shenoje nfektime rekord nga COVID-19 dhe qeveria po i kufizon edhe më shumë lëvizjet e qytetarëve në përpjekje për të ulur të sëmurët.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se nuk ka deshire per një izolim të dytë si ai i pranverës. Disa rajone po zbatojnë masa të rrepta ndalimqarkullimi, ndërsa qeveria qendrore shpalli më shumë kufizime.

Kryeministri Conte u zotua të ndihmojë bizneset, por paralajmëroi se javët në vijim do të jenë shumë të vështira.

“Ne nuk mund të ulim vigjilencën,” shtoi ai.

Sipas dekretit te fundit që qarkulloi të shtunën dhe u nënshkrua të dielën, palestrat, pishinat, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00, ndërsa qytetarët nxiten të mos udhëtojnë jashtë provincës së tyre të banimit.

Nderkaq në shkollat ​​e mesme do të jetë e mundur mësimi në distancë edhe mbi 75%.  Dispozitat shkojnë si plotësim i kërkesave të rajoneve që e kishin kërkuar 100%.

Ashtu si dhe në shtetet e tjera të Europës, qeveria italiane ndihet e dëshpëruar për të mos e izoluar ekonominë, ndërsa në anën tjetër ndeshet me zemërimin popullor për rivendosjen e kufizimit të lëvizjeve.

Tani që spitalet ne Itali janë vënë nën presionin e shtrimeve të larta, autoritetet kanë hapur qendra të përkohshme për kurimin e rasteve të rënda. Pavarësisht kësaj autoriteti kryesor shëndetësor paralajmëroi të premten se kapacitetet spitalore po ezaurohen me shpejtësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re