Italia ka aprovuar një tjeter dekret të ri me masa më shtrënguese për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, e cila gjatë ditëve të fundit ka regjistruar një shtim të numrit të personave të infektuar në shifra të ngjashme me fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prillit 2020. 

Masat e reja të vlefshme deri në 30 ditët e ardhshme parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbylluar ashtu dhe në ato të hapura. Ndalohen festat familjare, darkat, festat me mbi  6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë.

Restorantet e baret nuk do të mbyllin më në ora 24.00 por në ora 21.00 të mbrëmjes. Ndalohet konsumi në këmbë e do të lejohen t’u shërbejnë klientëve vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.

Ndalohen të gjitha eskursionet e nxenesve te shkollave dhe ndeshjet “calceto”  të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.

Ndersa per kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura. 

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë. 

Diskot dhe sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale e të nurmit të lejueshëm të pjesëmarrësjes.

Vijon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur e përjashtohen fëmiëjt nga 0 në 6 vjec, personat me patologji të ndryshme të parekomanduehsmë për mbajtjen e maskave si dhe persoant që kryejnë sport. E rekomandohet fortësisht mbajtja e maskave dhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bahkëjeton.

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 jete te humbura me një rritje të rastve në 3689 duke e cuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re