Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e qeverisë Italiane, e cila vendosi të ul çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

“Meloni ul çmimet e ushqimeve, ndërsa Rama shton taksat dhe refuzoi uljen e TVSH kërkuar nga ne”, shkuan Vasili.

Sipas deputetit, “Edi Rama nuk bëre asgjë dhe nuk ka marrë asnjë mase për të ulur çmimet, të cilat po shkatërrojnë ekonominë familjare të shqiptarëve”.

Reagimi i plotë

Meloni ul çmimet e ushqimeve, ndersa Rama shton taksat dhe refuzoi uljen e TVSH kerkuar nga ne!

Qeveria italiane ne marreveshje me shoqatat ul cmimet e produkteve te shportes me 10% si pergjigje ndaj inflacionit.

Veprim i shkelqyer i nje qeverie te pergjegjshme, e cila edhe TVSH per produktet e shportes e ka ne nivele minimale, qe variojne nga 4 deri ne 5%.

Ndersa Edi Rama nuka bere asgje dhe nuk ka marre asnje mase per te ulur çmimet, te cilat po shkaterrojne ekonomine familjare te shqiptareve.

Pak muaj ne emer te Partise se Lirise paraqita ne parlament Projektligjin per uljen e TVSH se produkteve te shportes nga 20% ne vetem 5%,

Edi Rama megjithe tufen e deputeteve kukulla te dhunuar ne parlament  e rrezuan kete Projektligj per te mos ju dhene as ndihmen me te vogel qytetareve.

Çmimet ushqimeve bazë jane mjaft me lira ne Itali me diference deri ne 25- 30,% me pak se sa ne Shqiperi dhe shkaku i vetem eshte se ketu qeveris Edi Rama.

Qellimi i vetem i Edi Rames eshte largimi i shqiptareve dhe grabitja e taksave te tyre permes korrupsionit te pandalshem, te cilin e shohin te gjithe dhe qe eshte bere nje pandemi e vertete hajduterie shteterore.

P.S Shikoni projektligjin e PL per uljen e TVSH se ushqimeve te shportes, qe u rrezua nga Rama dhe kukullat ne Kuvend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re