Skip to content

Italia vendos të hapë kufijtë, ja data kur mund të udhëtojmë drejt vendit fqinj

fluturime avion shqiperi itali.jpgfit512341ssl1



Italia ka vendosur të hapë kufijtë pas më shumë se 1 vit mbyllje për shkak të pandemisë.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se nga data 15 maj hapet sezoni turistik, dhe çdo person nga e gjithë bota mund të shkojë në Itali.

Për këtë do të mjaftojë një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Lajmi është publikuar nga kryeministri Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë.

“Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen dhe ne ju mirepresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.

Shpresojme qe hapja te jete pa pengesa per te gjithe qytetaret






Previous articleTakimi i Ramës dhe Bashës në Rinas, reagon PD