Italia ka vlerësuar përpjekjet e Turqisë për të ndërmjetësuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht përmes Forumit të Diplomacisë të Antalya-s që do të mbahet këtë fundjavë.

Në një intervistë televizive, ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, theksoi rëndësinë e diplomacisë dhe rolin e aktorëve ndërkombëtar për të ndalur luftën.

“Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm. Siç keni kuptuar, në ditët në vijim ministri ukrainas dhe ai rus kanë njoftuar se do të takohen në Forumin e Diplomacisë së Antalya-s”, tha Di Maio.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi një takim trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë, që do të mbahet të enjten në prag të Forumit të Diplomacisë së Antalya-s, i cili fillon të premten.

Di Maio shtoi se një rol të rëndësishëm ka edhe Kina, e cila po ashtu thase është në dispozicion për të gjetur një zgjidhje.

Ai tha se Bashkimi Evropian (BE) dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, që kryeson Këshillin e BE-së, së fundmi janë takuar shumë herë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Duke dënuar vdekjen e civilëve në Ukrainë nga bombardimet dhe automjetet e blinduara ruse, Di Maio tha se, “Ne duhet të jemi shumë të qartë në këtë pikë. Kjo luftë nuk mund të zgjidhjet me një luftë të madhe. Ne do ta zgjidhim përmes diplomacisë këtë luftë, këtë krizë.

Më tej, ai tha se po punojnë së bashku me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për një rrugë paqësore dhe për ta rikthyer presidentin rus në tryezën e bisedimeve.

Forumi i Diplomacisë i Antalya-s do të mbahet më 11-13 mars në qytetin turistik jugor Antalya.

Që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt, Moska është ballafaquar një sërë sanksionesh financiare ndaj Moskës dhe ka shkaktuar një eksod të kompanive globale nga Rusia.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga fillimi i luftës në Ukrainë jetën e kanë humbur të paktën 406 civilë dhe rreth 800 të tjerë janë plagosur.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 1.7 milionë njerëz kanë lëshuar Ukrainën drejt vendeve fqinje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re