Italia është zhytur në krizë tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, pasi dy partitë fituese kanë dështuar sërish të formojnë qeverinë.

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella ka refuzuar që të dekretojë për ministër ekonomie euroskeptikun e njohur si Paolo Savona, i cili ka bërë të ditur se Italia duhet të dalë nga euro.

Vendimi i Presidentit për të vendosur veton mbi Sovona-n ka çuar në dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë nga Giusepe Conte.

Ky dështim ka tërbuar dy partitë fituese relative, 5 Yjet dhe Lega Nord.

Luigi di Maio ka kërkuar vënien nën akuzë të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë Matteo Salvini i Lega Nord ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme.

Matarella ka ftuar sot për të formuar qeverinë ish-komisionerin e BE-së për Tregtinë, Carlo Cottarelli.

Matarella kërkon formimin e një qeverie kujdestare për të stabilizuar buxhetin dhe borxhin publik deri në zgjedhje.

Kryeministri në detyrë, Paolo Gentilioni u ka bërë thirrje lidërve fitues të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë institucionet. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re