Dhëndëri italian i cili bëri dasmë në Vlorë dhe iku pa paguar shpenzimet që i takonin, është bërë më në fund “i gjallë”.

Ai organizoi dasmën me qindra të ftuar në nje hotel në Vlorë disa ditë më parë, dhe në fund u largua pa paguar, pasi mashtroi pronarin me një çek të falsifikuar.

Por sot gazetari Enrik Mehmeti shkruan se italiani ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare. Mesa duket dhëndri, i cili u martua me vajzë shqiptare u pendua për gjestin e tij dhe ka dërguar një shumë të vogël në krahasim me atë që i takon në total.

“Dhëndri Italian, pas postimit ,dërgoi 500 eurot e para nga detyrimi total i cili është rreth 5000 euro”, ai në Facebook.






Previous articleNisin ndryshimet në qeverinë Rama, Braçe firmos lirimin nga detyra të dy ‘peshave të rënda’ në PS (Emrat)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re