Memoriali i Skënderbeut ku u mbajt me 2 mars 1444 Beslidhja e Lezhës dhe ku është në vitin 1468 u varros heroi kombëtar tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë. Thonë se objekti që i përket shek. XIV i ka befasuar.

Nisur nga vendet që ka vizituar dhe njerëzit që ka takuar ky turist nga Italia thotë se ka ndryshuar mendim për Shqipërinë.

Përveç të huajve Memoriali është një ndalesë e dashur edhe për shqiptarët. Shumë prej tyre rikthehen aty për të disatën herë.

Kalaja në lindje të qytetit po ashtu ngjall kërshërinë e vizitorëve të shumtë.

Kalaja e ndërtuar mbi kodër dhe me origjinë ilire kishte një pozicion strategjik që kontrollonte Luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik. Përgjatë këtij viti Kalaja është vizituar nga mbi 3 mije persona.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re