Skip to content

Italiani “1 milion eurosh” arrestohet për mashtrim në Tiranë

40f42e5b aea6 4107 a870 4f7c9b1927fd 750x375 1

Policia shqiptare ka arrestuar  shtetasin Italian Gabriele Tarroni Longinotti në Tiranë. Ai akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka  vjedhur shumën prej 1 milion euro si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare.

Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë  me administrator po Gabriele Tarroni Longinotti.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” – thuhet në njoftimin e Policisë.