ITALI- Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Reggio Calabria, pasi ka qëlluar me thikë një 17-vjecar italian gjatë një sherri.

Në pranga ka përfunduar Nexhat Kica, 20 vjeç. Adoleshenti italian kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr ku ishte përfshirë shqiptari, por ka marrë një goditje me thikë nga ky i fundit.

Goditja i ka shkaktuar dëmtime në mëlçi të riut italian i cili është transportuar në spital në gjendje të rënde, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy shqiptarë të tjerë dhe dy të mitur italianë të përfshirë në konflikt po hetohen në gjendje të lirë.

(d.d/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re