Skip to content

‘’It’s coming home”, Anglia pas 28 vitesh në gjysëmfinale

Anglia ia del të fitoj më lehtë se sa e mendonte përballë Suedisë duke siguruar kualifikimin për në gjysëmfinale dhe pret kundërshtarin mes Kroacisë dhe Rusisë. Pritej një ndeshje e balancuar me dy skuadra që luajnë një futboll të ngjashëm por Anglia e dominon këtë ndeshje.

Janë dy gola të shënuar të dy me kokë me nga një në secilën pjesë ndërsa suedezët tregojnë pak nga ajo skuadër që është arsye pse Holanda, Italia dhe Gjermania nuk janë protagoniste në këtë botëror.

Goli parë vjen në fundin e pjesës së parë në të parën goditje këndorë kur Maguire godet sakt dhe fortë duke i dhënë qetësi britanikë. Ndërsa në pjesën e dytë është Dele Ali sërish me kokë që mbyll ndeshjen në favor të anglezëve./Berati.TV

Angli 2-0 Suedi

Shënues: Maguire 30’, D. Ali 59’