Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin duke konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Rivlerësimi i gjyqtares Hoxha u krye nga trupa e KPK-së e përbërë nga Lulzim

Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 29 qershor, nuk u identifikuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

KPK nuk konstatoi parregullsi në blerjen e një apartameni parafabrikat 63 m2 dhe një shtese 62 m2 në vitin 2007 kundrejt vlerës 2 milionë lekë. Gjithashtu, nuk u identifikuan probleme edhe në blerjen e një autoveture tip Ford Focus në vitin 2012 për vlerën 14 mijë euro si dhe dy depozita bankare prej 4.2 milionë lekësh në total.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për figurën dhe profesionalizmin, duke i konsideruar 33 denoncimet nga publiku të pabazuara.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re