Stafi mjekësor në Emergjencën primare që funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit të QKMF-së, Agim Krasniqi, me arsyetimin se po u bën presion mjekëve, infermierëve dhe stafit teknik gjatë kryerjes së punës.
Ata gjithashtu kanë akuzuar kryetarin e Komunës,
Imri Ahmeti, se ka kërkuar që familjarët e tij të kenë trajtim të veçantë në këtë
emergjencë.
Sipas stafit mjekësor, një rast i tillë ka
ndodhur në fund të javës së kaluar derisa po trajtohej një familjar i kryetarit
Ahmeti. Drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi, të afërmin e Ahmetit e ka futur në
dhomën e mjekut, e cila nuk është e dedikuar për trajtime të tilla.
Ndërkohë ky veprim është kundërshtuar nga stafi i mjekëve, derisa është dashur të intervenojnë edhe Policia e Kosovës së bashku me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, shkruan Koha Ditore.



