Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka anuluar emërimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme, pas nxjerrjes së një video të saj ku, sipas tij, shihet duke bërë mbledhje me bandat e Bajrave dhe Pëllumb Gjokë, i arrestuar për lidhje me grupe kriminale.

Berisha u shpreh se kreu i qeverisë, Rama anuloi vendimin e tij në moment të fundit.

Ai theksoi se “Spiropali nxinte në Asamble, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”.

“Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin, largohet Olta Xhaçka pasi bëri investitor strategjik burrin iu vërsul pronave të ushtrisë.

Spiropali bënte mbledhje me grupin e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën, e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel kjo detyroi Ramën të anulonte emërimin e saj. Sapo të më bjerë në dorë video do ta publikoj. Kur e pa si nxinte Eliza në Asamble, ajo ra në sy nga të gjithë, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”, tha ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re