Kryeministri Edi Rama ka falenderuar për vizitën në vendin tonë kryeministrin hollandez Mark Rutte, që sipas tij iu desh të kalonte 4 palë zgjedhje, që të pranonte ftesën për të ardhur në Shqipëri.

Rama tha se marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur përparim të ndjeshëm në vitet e fundit, ku vuri theksin dhe te investimet në fushën e biznesit.

“Kemi më në fund sot në Tiranë, pas një kohe të gjatë, ku unë pata nderin që të isha në zyrën e tij në Hagë, ku e mikëprita si të isha në shtëpinë time, sot kryeministri Mark Rute është në Tiranë. Iu desh që të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Hollanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ne kremtuam 50 vite marrëdhënie diplomatike me Holandën, dhe impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga njëra anë projektet e përbashkëta, dhe mbështetjes që ne marrim, dhe për arsye të rritjes së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania shell te arkitektët holandezë që janë të përfshirë në projektet e reja në Shqipëri, dhe rritjen e numrit të turistëve holandezë. Jemi të kënaqur për këtë, që ata vinë dhe shohin një realitet tjetër për Shqipërinë, dhe nuk është vetëm me të dëgjuar, bëhen ambasadorë të vendit tonë”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re