Javë më parë shteti i Serbisë dhuroi një kontigjent prej 1000 testesh me qëllimin që të ndihmojë shtetin e Kosovës në betejën kundër pándemisë COVID-19. Ky donacion ngjalli debat të madh nëse ato teste duheshin pranuar në Kosovë ose jo.
Në këtë mes flitej edhe për mënyrën se si këto teste për Covid-19 kishin hyrë në Kosovë përmes Doganës. Por ka disa javë që kur ato teste janë duke qëndruar në frigoriferë. Ato nuk janë përdorur ende nga ana e shtetit të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tregoi për Express nëse janë vënë në përdorim testet e ardhura nga Serbia javë më parë. Nga MSH kanë pranuar se testet ende nuk janë përdorur. E arsyetim për këtë punë është se atyre ende nuk iu ka ardhur rendi. “Për shkak se ka teste të tjera të cilat janë duke u përdorur”, kanë deklaruar shkurt zyrtarët e MSH’së.
Megjithëkëtë, bashkë me këto 1 mijë teste të ardhura nga Serbia javë më parë, Kosova ka në dispozicion 10 mijë teste të cilat zbulojnë nëse personi është i prekur nga Covid-19. E 10 mijë teste të tjera pritet që të merën gjatë kësaj javë.
“IKSHPK ka teste te mjaftueshme për momentin për të kryer testimet e nevojshme sipas indikacioneve te përcaktuara nga ky institut. Ka rreth 10 mije teste në dispozicion dhe po aq të tjera që pritet të merren këtë javë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Megjithatë, testet nga Serbia arritën në Kosovë në fundin e muajit prill. 1,000 testet e ardhura donacion nga Serbia për COVID-19 i shtynë qytetarët e politikanët në polemika politike e patriotike. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se donacioni i testeve për coronavirus nga ana e Serbisë “është gjest që nuk duhet të politizohet.
Në një konferencë për media, Kurti sa ishte kryeministër i vendit pati deklaruar se Kosova e ka dëshmuar që nuk bën dallime midis qytetarëve sipas komunës, partisë, moshës, gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike. Pati thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t’i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.
/faxweb
