Ish-shefi i Policisë Sekrete në Maqedoninë e Veriut, Saso Mijalkov u vetëdorëzua në prokurori tre ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për rastin “Target-Fortesa”.

Ai habiti me përgjigjen e tij pasi u vetëdorëzua, duke thënë se nuk i është fshehur drejtësisë por thjehst ka qenë i sëmurë.

Tashmw wshtw marrw dhe vendimi pwr tw. Saso Mijalkov, u dënua me 12 vjet burg për organizimin e përgjimit të paligjshëm të mijëra njerëzve midis vitit 2008 dhe 2015.

Në një vendim të shkallës së parë, Gjykata Penale e Shkupit të premten e gjeti ish-shefin e policisë sekrete, Saso Mijalkov, fajtor për të tre akuza, lidhje kriminale, shfrytëzim posti dhe për marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, duke e dënuar atë me 12 vjet burg.

Vendimi në gjyq, që synonte të përcaktonte përgjegjësinë për aferën masive të përgjimit të paligjshëm që ishte në zemër të krizës së gjatë politike të Maqedonisë së Veriut disa vjet më parë, vjen gjashtë vjet pasi Social Demokratët në atë kohë në opozitë zbuluan për herë të parë operacionin në 2015.

Zbulimet e futën vendin në një krizë të thellë politike, e cila përfundoi vetëm me rrëzimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO DPMNE në mes të 2017.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtorë edhe 10 të pandehurit e tjerë në gjyqin e profilit të lartë “Target-Fortress”. Të gjithë të dyshuarit ishin ish-zyrtarë të lartë dhe ish-punonjës policie.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re