Policia ka vendosur në pranga një 38-vjeçar, i cili akuzohet se i ka hyrë me forcë në banesë një 18-vjeçareje.
Mësohet se më pas, 38 vjeçari me iniciale E. K., e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.
Ai është denoncuar nga adoleshentja dhe më pas është vendosur në pranga. I riu, banues në Gramsh, rezulton me precedent penal në fushën e vjedhjes.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.