POGRADEC – Një i ri është arrestuar në flagrancë nga policia në Pogradec pasi i kishte vjedhur telefonin një turisti.

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin Arjan Spahollari, 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”).

Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.

Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Turisti falënderoi efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec për ndihmën dhe korrektësinë.,

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re