Skip to content

Iu gjet depo e modifikimit të armëve në banesë, zbardhet dëshmia e një prej të arrestuave: Kur kam punë bëj piktura, paradite jam berber

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ervis Bakalli, dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Përpara togave të zeza të kryeqytetit Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo ështe shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si Berber.

Ndërkohë prokurorira në kërkesën e saj për masën e sigurisë thote se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët pasi ishte sinjalizuar se një nga ambjetet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do pranoje apo jo kërkesën e gjykatës e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë