Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shteëpi” për Marjana Vuksanaj, e arrestuar 3 ditë më parë në operacionin e koduar “Jeran”.

Në operacion u gjetën lëndë narkotike në bodrumin e banesës, e cila ishte shndërruar në magazinë droge.

Arrestimi i saj është vlerësuar i ligjshëm, por në vlerësim të provave të paraqitura dhe kërkesës së palës mbrojtëse është lënë në arrest shtëpie.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj vijon të jetë në kërkim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re