Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar nga Mirdita, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të.

Armën që e kishte pa leje dhe municionin luftarak, policia e sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i 62-vjeçarit erdhi në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Rrëshen/Vijon intensivisht megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë 1 kallashnikov, si rezultat i inteligjencës policore, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i armës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re