Një 49-vjeçar nga fshati Pistull i Vau i Dejës është arrestuar për armbajtje pa leje.

Policia njofton se shtetasit me iniciale A.Gj gjatë kontrollit në makinë janë sekuestruar një armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Uniformat blu bëjnë me dije se në shtëpinë e këtij shtetasit u gjetën arsenal armësh: Një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vau i Dejës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pistulli”.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcejllës dhe lëndë narkotike.
Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që i posedonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pistulli”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volksëagen”, që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar nje armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re