Policia ka vendosur në pranga një 68-vjeçar, pasi iu gjet armë e Luftës së Dytë Botërore në subjektin e tij.

Naim Kallaku raportohet se iu gjet një pushkë në fshatin Bubq, si edhe një armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Ai u vendos në pranga ndërsa dy armët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko