Policia e Skraparit ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar me inicialet O. Gj., banues në fshatin Rehovë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 146 gota plastike ku kishte kultivuar fara kanabisi.

Informacionet për planifikimin e kultivimit të lëndës narkotike nga ky person ishin mbledhur në rrugë operative, çka bëri të mundur dhe arrestimin e tij në flagrancë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë: Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re