Skip to content

Iu gjetën 323 fara kanabisi në banesë, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me kanabis ndërsa është proceduar një tjetër.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Vijon puna për parandalimin e përgatitjes për kultivimin e bimëve narkotike dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes së tyre, goditën një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht shtetasin A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë