Skip to content

Iu gjetën armë e municion në banesë, pranga 19 vjeçarit

koce

koce

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet M.I., nga Korça. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në dalje të qytetit, dy shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues po në Korçë.

 

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, policia gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë automatike, së cilës i mungonin disa pjesë, me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake.

 

43a6d761 571b 4a47 a466 435fd40f891a 8e1b4777 137b 43da af1c b3448571a938 69e6b998 1eb0 47ce b8d9 99b2420ac623