Gjykata e Vlorës përcakton detyrim paraqitjeje për shtetasin Tolem Lamaj, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi iu gjetën bimë të dyshuara opium. Ai u arrestua në banesën e tij në fshatin Drithas të bashkisë Selenicë. Vetë Lamaj, me profesion mësues, e ka hedhur poshtë këtë fakt.

Sipas Lamaj, bëhet fjalë për një bimë të egër që mbillet në fshat dhe nuk ka lidhje me opiumin. Ai ka thënë se arrestimi e ka rënduar ndërsa tashmë beson te vendosja e drejtësisë në vend. “Nuk e kam dëgjuar asnjëherë fjalën opium”, mësohet të ketë thënë Lamaj.

Lamaj u arrestua më 20 Maj dhe sipas policisë, kishte mbjellë në një ambient të hapur 70 bimë të dyshuara opium.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re