Skip to content

Iu iku nga duart brenda në komisariat i ndaluari për vrasjen e Everest Çakës, procedohen penalisht 4 efektivë në Elbasan

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe 39-vjeçarin Mirjan Dedja.

Person ky i cili mundi të arratisej me sukses nga ambientet e policisë ditën e djeshme.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se pasi u mbajt 1 ditë në komisariat, rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm, 39-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit në rrethana të paqarta.

Mësohet se Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve.

Kujtojme së një natë më parë në kupolën e policisë së Elbasanit u njoftuan ndryshime, të cilat perfshijnë 3 vrasjet e fundit por edhe arratisjen e 39-vjeçarit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb