Ish-deputeti socialist Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqje si Drejtori i Patentave, pasi vëllai i tij, Altin Isaraj u arresta për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi ndodhi mbrëmjen e së dielës në një valë prangosjeje që përshiu me dhejtar persona në të gjithë vendin. Në letrën drejtuar eprorit të tij Damian Gjiknuri, Isaraj  shkruan.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”.

Arben Isaraj ka qenë zv/ministër Rendi në qeverisjen e Fatos Nanos. Edi Rama e pati deputet në dy mandate, por jo në të fundit, gjë që e irritoi Isarajn. Më pas ai u zgjodh në krye të Drejtorisë së Transportit Rrugor.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re