Një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre i porsalindur do t’i jenë përjetë mirënjohës këtij oficeri të policisë.

Në stacionin e policisë erdhi një telefonatë. Iu përgjigj oficeri Kodi Habard, 23 vjeçar. Nuk ka shumë kohë që ai ka nisur punën si oficer. Nga ana tjetër e telefonit i flet një zë i dridhur që kërkon ndihmë. Fëmija duket se nuk po merr dot frymë, pasi i është dhënë një ilaç (në formën e pikave) për të lehtësuar proceset tretëse në stomak.

23 vjeçari niset menjëherë me makinë dhe me të mbërritur atje shikon se burrë e grua, së bashku me gjyshen ishin në gjendje paniku.

23 vjeçari merr foshnjen dhe nis ta godasë lehtë në kurriz. E mban në ajër dhe ushtron pak presion me duar në pjesën e krahëve. Pas pak sekondave fëmija nis të qajë dhe të marrë frymë lirisht.

E gjithë kjo skenë u filmua nga kamera që oficeri mbante në kraharor, pamjet e të cilës janë transmetuar nga media amerikane.

Kodi foli për Fox16, duke thënë se ishte një ditë normale, derisa erdhi telefonata.

“Iu luta Zotit të ishte në krahun tim, gjatë gjithë rrugës për në shtëpinë e asaj familje. Arrita ta bëj foshnjen të marrë frymë lirisht e të qajë, diçka e mirë në këtë rast. Më tutje hyra në makinë dhe fika kamerën, nisa të qaj… por ishin lotë gëzimi. ”-tha 23 vjeçari për median amerikane.

E fatmirësisht telefonatës iu përgjigj ky oficer i ri policie, i cili ka përjetuar të njëjtën gjë me foshnjen e tij dhe e dinte fare mirë se çfarë duhej të bënte në këto raste.

Ndërkohë prindërit e gjyshja, të cilët po qanin e ishin në panik të plotë, lehtësohen pasi dëgjojnë se foshnja nis të qajë dhe marrë frymë lirisht.

Kjo foshnje e vogël nuk do ta mbajë mend oficerin e policisë, por prindërit e tij i janë përjetë mirënjohës 23 vjeçarit.

“E falenderojmë pamasë që shpëtoi jetën e djalit tonë… i jemi mirënjohës”-tha babai i foshnjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re