GJKKO ka dhënë masën arrest me burg për pedagogun Alket Dino i arrestuar për korrupsion pasi u merrte para studentëve për t’ju dhënë provimet.

Bashkë me pedagogun është dhënë masa arrest me burg edhe për sekserin Xhevi Dervishi, i arrestuar në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.

Avokati i pedagogut Dino, Nevzat Tarelli, ka thënë për mediat se klienti i tij nuk ka marrë para.Ai tregoi se procedimi ka nisur një muaj më parë nga SPAK dhe pedagogu është mbajtur në përgjim.

“Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë.

Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK”, tha ai, ndërsa tregoi dhe si u kap Dino dhe Dervishi nga agjenti i infiltruar.

Pedagogu i arrestuar në Korçë është Kordinator i LSI Korçë. Ai ka foto ku shihet krah presidenti Ilir meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Mesohet se pritej te ishte n je nder kandidaturat potenciale te LSI per qarkun e Korçes!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re