Partia Demokratike është angazhuar që ditën e sotme për të reaguar mbi vendimin që pritet të japë nesër Kolegji Zgjedhor, për dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Pas deklaratës që Ivi Kaso nga selia e PD, dha në mënyrë juridike për vendimin e pritshëm të Kolegjit Zgjedhor, është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, që në rrjetet sociale ka paralajmëruar për atë që do të ndodhë nesër.
“I marri publikon sot vendimin qe do jape gjykata e “pavarur” neser”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale, referuar edhe deklaratave të kryeministrit.
Duhet thënë se PS është shprehur të respektojë vendimin që pritet të marrë kolegji zgjedhor për dekretin e dytë të Metës për zgjedhjet.
Ndërkohë që për Shkëlzen Berishën ia vlern të theksojmë se SHBA ua ka ndaluar familjarisht të hyjnë në territorin e tyre dhe në ishujt e Paqësorit, duke e lënë djalin e ish kryeministrit me të vetmin “ngushëllim”, postimet kundër Ramës në rrjetin social.