I ftuar në News 24, gazetari Endri Xhafo ka komentuar  kërkesën e SPAK  për vendosjen e masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Sipas Xhafos, kjo është një betejë ndaj Berishës për ta ngadalësuar dhe dëbosuar atë, duke shtuar se ish-kryeministri është “sulmuar” për shkak se ai ësht aktiv në politikë.

Gazetari shprehet se Berishës i është ofruar tërheqja nga politika, ashtu siç ndodhi me Fatos Nanon, por ai e refuzoi një propozim të tillë.

Në lidhje me kryeministrin Rama, Xhafo tha se ai është lodhur dhe përton të shkojnë në parlament.

“Kjo është një betejë që më shumë se për të dënuar Sali Berishën është për të dobësuar Sali Berishën dhe për ta ngadalësuar. Çfarë fitoi Berisha nga gjithë kjo histori? Nuk besoj se fitoi ndonjë gjë të madhe.

Berisha akuzohet për nxjerrje ligjesh dhe aktesh ligjore. Edi Rama do duhet të votojë për këtë. Do krijohet një precedent ku socialistët do i japin SPAK të drejtën për të arrestuar një ish-kryeministër për vendimmarrjen kolegjiale të një qeverie. Berisha tha që asgjë nuk duhet të tërheqë vëmendjen nga kauzat e opozitës, si komisionet hetimore dhe çështja e inceneratorëve. Berisha vetë nuk do që të marrë vëmendje me këtë histori.

Unë besoj se rasti i Berishës ka qenë i varur në kokën e SPAK prej kohësh si nga qeveria edhe amerikanët që e kanë shpallur non-grata. Pra kishin një person non-grata të pa dënuar.

Sali Berisha mendoj se sulmohet sepse është aktiv në politikë dhe atij i është kërkuar që ta lërë politikën kur nuk ishte në linjën e parë. I ofruan një marrëveshje, lëre politikën si Fatos Nano, gëzo një pension të mirë dhe largohu. E pyet njeri Fatos Nanon sot si i gjete lekët? Berisha po sulmohet sepse është aktiv në politikë, në politikë shpesh ka marrëveshje të tilla. Ai e refuzoi këtë.

Edhe fuqia që ka i vjen sepse është atje ku është. Nuk e di nëse Berisha do përballet i vetëm në këtë betejë. Ai mjafton një konferencë për shtyp dhe ja ku e ka një kundër argument.

Wisner tha se duan një opozitë të fortë dhe shtyp të lirë dhe shoqëri civile vigjilente. Ai foli ashtu si duhej dhe është e bukur pyetja që i bëhet për Ramën që thotë se reforma në drejtësi është rezultat i PS-së, dhe ai tha se ka 40 veta që paguhen aty dhe janë investuar miliona pa përmendur influencën politike përgjatë viteve.

Politikanët shqiptarë sot janë rritur aq shumë sa kryeministri ka mik personal shefin e kundërzbulimit të FBI-së dhe Sorosin. Ajo që Edi Rama i ofroi amerikanëve, kur i duhej të kishte përballë zyrtarët rusë atje bëri një nga gjestet e tij dhe u tha amerikanëve “I’m your guy”. Kur vjen puna te këto ata e reduktojnë historinë rreth tij duke thënë se “ai është njeriu ynë”.

Rama nuk ka më durim, i është sosur durimi. E mbajmë mend kur shkonte dhe shpaloste oratorinë e tij. Sot Rama është i lodhur dhe nuk do ta bëjë më këtë gjë. Ishte interesante mbledhja e PS dje ku ai kërkoi pjesëmarrje nga deputetët, kjo vjen nga një njeri që përton të shkojë në Parlament. Ka kërkesa për interpelancë dhe ai refuzon”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re