Gazetarja e Fax news Mimoza Sinanaj ka trajtuar sot një histori të dhimbshme të një të reje nga Berati e cila ka rënë pre e trafikimit dhe e shfrytëzimit nga ish-burri i saj. E reja me inicialet M.S u dashurua me një djalë që punonte në lokalet e Beratit, dhe u duk se tashmë do të kishte një kthesë për jetën e saj, që kishte qenë boll e vështirë dhe e dhimbshme.

Jeta e saj më parë kishte qënë mjaft e vështirë, pasi ishte keqtrajtuar dhe përdhunuar nga njerku por kishte mundur ta denonconte dhe të shpëtonte, ndërkohë që më pas nisi të jetonte me nënën e saj deri sa dashuroi E.H djalin me kitarë.

Por lumturia nuk shkoi shumë gjatë, pasi bashkëshorti i saj i kërkoi të fillonte punë në një lokal luksoz në Berat, ku ai i rekomandonte që të shkonte me njerëz të tjerë kundrejt pagesës.

M.S. tregon se nuk pranoi, por duke parë që nuk i eci plani atëherë i fejuari i cili kishte rëmbyer zemrën kalon në një plan të dytë e gënjen. Vajza qëkur kishte lindur nuk e kishte njohur babanë e saj ndaj dhe donte ta takonte. Kështu u sajua takimi me babanë e saj në Itali. Gjithçka u bë në mënyrë të shpejtë dhe brenda tre ditëve vajza niset në Itali ku fillon edhe kalvari i vuajtjeve të saj.

Në target hipën me një që i fejuari e quante mik shtëpie dhe një grua që u prezantua si halla e saj pasi ajo nuk i njihte të afërmit nga babai natyral ndaj dhe i besoi. Ndërsa sapo mbërrijnë në Itali halla ishte një tutore e cila i  tregoi se ajo është shitur nga i fejuari i saj dhe tani do punoj për të.

M.S tregon me imtësi sesi ka parë me sy tmerre si është torturuar dhe si ishte detyruar nën efektin e drograve të nxirrte lek me klientët e saj që numëroheshin me dhjetra në ditë dhe të gjitha lekët ia merrnin, dhe ia menaxhonte tutorja.

Vajza tregon e tmerruar se si ajo kishte me dhjetra vajza të tjera në rrugët e italisë që keqtrajtoheshin dhe nëse nuk bindeshin vriteshin hidheshin në fund të  detit.

M.S tregon se si ajo me shumë sakrifica kishte arritur të niste me foto dhe video çfarë ndodhte konkretisht në atë vend, dhe pas në pune disa mujore bëri që të nxirrej dhe kapej një rrjet prostitucioni që mbështetej nga segmente të caktuara nën shumën e parave të nxjerra nga dhunimi që u bëhej në mënyrë sistematike prostituimi  i këtyre vajzave.

Pas shumë përpjekjeve M.S .fiton gjyqin dhe ish i fejuari së bashku me rrjetin iu vunë prangat dhe janë dënuar me disa vite burg. Por jeta e M.S. është sërish në rrezik, pasi ajo ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur.

Kanë kërkuar ndihmë në institucionet përkatëse por nuk kanë marë asnjë lloj ndihme qoftë psikologjike qoftë financiare. Apeli i nënës dhe bijës është që të ndihmohen, dhe që ti gjendet një vend ku tëe strehohen dhe tiu jepet ushqim.

Ato shprehen po ashtu se janë duke u përballur me paragjykim në qytetin e Beratit, dhe nuk mungojnë as rastet kur i fyejnë në rrugë dhe kjo e bën të vështirë jetesën e tyre në qytet.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re