Admir Thanza ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij.

Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaccme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë Vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditë burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999. Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetë-deklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re