Fax News mëson se 36 vjeçari Erjon Jovani, pronari i firmës që ka në pronësi kamionin e kapur me sasinë e madhe në euro në Portin e Durrësit, 4 vite më parë u arrestua pasi u zbulua po në Portin e Durrësit me 190 kilogramë kanabis.

Erjon Jovani, banues në qytetin bregdetar, u akuzua se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, E. T, i arrestuar në flagrancë, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Në atë kohë, mjeti me 158 pako kanabis u kontrollua në skaner, pas dyshimeve të policisë në vijën e dytë të kontrollit portual.

Në lidhje me 282 265 eurot që u sekuestruan sot, nuk dihet nga janë nisur, mënyra e sigurimit të tyre dhe destinacioni, ndërkohë pronari mjetit dhe njëherësh i kompanisë “Bella Trans” nuk është kapur ende nga policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re