Skip to content

Iu shkatërrua vendlindja nga uragani Florence, Michael Jordan dhuron dy milionë dollarë

Ish-ylli i NBA, Michael Jordan dhuruar dy milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Karolinën e Veriut, pas shkatërrimeve nga uragani Florence.

Jordan u rrit duke luajtur basketboll në një shkollë të mesme në Wilmington, qytetin që më të dëmtuar nga Florenc. Një ish-basketbollist dhe pronari i ekipit të basketbollit Charlotte Hornets, ai vendosi për të ndihmuar sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pa kërdinë që kish lënë pas uragani, sipas AP.

“Është një ndjenjë e mirë kur ke një mënyrë për të ndihmuar”, tha Jordan në një intervistë për AP.

Ai shtoi se ndjeu t’u kishte ardhur në ndihmë atyre që e ndihmuan dikur atë.

Jordan, i cili luajti basketboll në kolegj në Karolinën e Veriut, tha se planifikon ta vizitojë vendin ku ai u rrit, sapo të kthehej normaliteti.