Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Çlirim Peka dhe analistit Fatos Lubonja pasi këto të fundit kanë kritikuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë të cilët do tu bashkohen kolegëve italianë në front të parë kundër luftës ndaj koronavirusit.

Ndërsa ka publikuar lajmet me Pekën dhe Lubonjën që sulmojnë kryeministrin, Braçe shkruan se ky vend është i mbushur me urrjetës dhe idiotë.

“Ky vend eshte i mbushur me idiotë dhe urrejtës! Po perse kane media, televizion, kete nuk e kuptoj?”, shkruan Braçe në “Twitter”.

Mjekët që kanë mbërritur dje do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës, kjo si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re