Këshilloi grupin e të rinjve për zhurmën në mes të natës, dhunohet barbarisht oficeri i krimeve! Policia blindon qytetin, aksion për kapjen e autorëve
Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë është dhunuar nga disa persona.
Polici Mihal Velço në një reagim për News24 se ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dëgjoi një grup të rinjsh duke bërtitur në rrugë. Për shkak të orës së vonë, polici thotë se ndaloi, duke i këshilluar të mos bënin zhurmë, por reagimi i të rinjve ishte i papërshtatshëm, pasi e fyen dhe e kanosën.
Më pas polici sqaron se ka zbritur nga motori për t’u sqaruar me ta, por u ndesh me dhunën e tyre.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës, duke kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike, ku janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar.
