Janë përfshirë nga flakët disa pemë pranë urës së Dajlanit në Durrës dhe paraprakisht burime bëjnë me dije se shkak është bërë djegia e mbeturinave qëllimisht në një kosh plehrash ç’ka ka bërë që flakët të përhapen.

Mësohet se vatra e zjarrit është larg banesave dhe nuk paraqet rrezik ndërsa janë duke u djegur pemë dhe barishte.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që ka vendosur perimetër, si dhepunonjësit e shërbimit zjarrëfikës që po merren me shuarjen e zjarrit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re