Ka folur për mediat, Pjetër Gocaj, dy djemtë e të cilit mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme pas konfliktit me armë që ndodhi në zonën e Velipojës. Dy djemtë e tij Xhovani Gocaj dhe Edmond Gocaj mbetën të vrarë pas përplasjes me armë me familjen Ferracaku.

Pjetër Gjocaj u shpreh se me Ferracakët kanë njohje të vjetër dhe konflikti ndodhi për shezllonet. Ai shprehet se hoteli është ndërtuar nga djali i tij i madh, i cili prej 18 vitesh punonte si emigrant në Angli.

Gocaj është shprehur:

Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllonë. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta me.

Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos ti ndodh më kujt se peshën e rënde te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte.

Kanë ardh mbërmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, i kam pasur shokë e kolegë se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera.

Mu duhet të më kishin thirrur, më shumë më njohin mua se çunat e mi. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij. Më kanë futur dy fëmijë në dhe. Nuk kam ditë mor gjë, ose nuk na kanë njoftu. I kam shokë, unë jam habitur. Të hënën do të sillja disa kosovar dhe ndodhi kjo që ndodhi.

Familja Ferracaku iu shkoi në hotel për sqarim, kush është Xhovani Gocaj, që mbeti i vrarë pas përplasjes me armë. Si është gjendja e të plagosurve (Foto+detaje)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re