Makina që shihni në pamje i përket punonjësit të policisë së Krimeve në Elbasan, të cilës iu vu sot flaka. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen ‘5 Maji’.

Siç shihet në foto mjeti në pronësi të Marius Memës është dëmtuar në pjesën e pasme.

Polici e kishte parkuar makinën para pallatit, pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka.

Nga të dhënat e policisë, dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re