Ish-punëtori tenton të infektojë me Covid-19 pronarin e një salloni makinash në Turqi. Për këtë arsye familjes së tij i është caktuar një eskortë policie për arsye sigurie. Ramazan Cimen, nga qyteti i Adanas, është personi i shpallur në kërkim. Ndërsa raportohet se ai kishte mundur të siguronte virusin nga një i sëmurë.

Vetë pronari i autosallonit, Ibrahim Unverdi, denoncoi ngjarjen në polici duke thënë se e kishte pushuar nga puna asistentin e tij pak kohë më parë sepse e kishte kapur në flagrancë duke vjedhur. Ai specifikoi se pasi kishte shitur një automjet për 30 mijë dollarë, ia kishte dhënë paratë asistentit për t’i vendosur në kasafortën e kompanisë, por ky i fundit ishte zhdukur bashkë  me shumën.

Pasi pronari e gjeti, ai i tha se i kishte përdorur paratë për të shlyer disa borxhe.

“Kjo është hera e parë që dëgjoj për një teknikë kaq të çuditshme vrasjeje. Falë Zotit nuk u bëra i sëmurë. Zoti është gjithmonë me të mirët“, tha Unverdi.

“Nuk mund të të vrisja me virusin. Unë do të të qëlloj në kokë herën tjetër“, lexohet në një prej sms-ve kërcënuese që ka marrë Unverdi.

“Unë do të preferoja që ai të më vriste sesa të përpiqej të më infektonte me virusin“, shton ai. “Nëna dhe babai im kanë një sëmundje kronike. Nëse ai ka tentuar të më infektojë me COVID-19, unë mund të kem infektuar familjen time dhe ata përreth meje”.

Gruaja e Unverdi, Dilek, pretendoi se Cimen gjithashtu planifikoi ta infektojë atë në të njëjtën mënyrë.

“Unë dhe fëmijët e mi nuk mund të largohemi nga shtëpia. Ne duket se jemi në burg në shtëpinë tonë. Unë i besoj drejtësisë dhe dua që ky njeri të marrë dënimin e nevojshëm“, tha ajo.

Policia është në kërkim të Cimen, i cili është akuzuar zyrtarisht për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re