Skip to content

Ivanka bie në “mëkatin” e Hillary-t: e-maile nga posta private, për punë shtetërore

Ivanka Trump, vajza e Presidentit dhe njëherësh këshilltare i lartë në Shtëpinë e Bardhë, dërgoi qindra e-maile për punë shtetërore nga e-maili e saj personal në 2017, raporton Washington Post.

Ato u dërguan te këshilltarët në Shtëpinë e Bardhë, anëtarë të kabinetit dhe asistentë të Ivanka Trump, dhe shumë prej tyre shkelin rregullat e të dhënave publike, hotë gazeta e njohur.

Çështja është se për të njëjtën gjë është akuzuar Hillary Cilton, rivalja e Trump. Madje nga kampi i këtij të fundit, kjo akuzë u shndërrua deri në kuazë denoncuese ndaj Hillary-t.

Washington Post shkruan duke cituar burime të njohura me këtë problem, se disa kolegë ishin të befasuar nga sasia e e-mail personale të Ivanka-s, porse ajo ka thënë se nuk ishte e njohur me detajet e rregullave.