Bija e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka përgëzuar Boris Johnson për postin e tij si kryeministri i ardhshëm i siç tha ajo “Kingstonit të Bashkuar”. Kjo gafë e Ivankas që ajo vet e shkroi në Twitter, ka bërë xhiron e botës, duke vënë madje njerëzit në dilemë: nëse bëri një gabim drejtshkrimor, apo vërtetë nuk e di emrin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Urime @BorisJohnson për postin e Kryeministrit të ardhshëm të United Kingston” shkroi vajza e presidentit amerikan.

Por siç thonë fjalët e vjetra, dardha bie nën dardhë. Zonja Trump po përpiqet të ndjekë ambiciet politike krahas babait të saj, i cili ka një traditë të ngjashme të gabimeve.

Nuk ekziston një gjë të tillë si “United Kingston” dhe shprehja nuk u përdor si emër i ndonjë kompanie apo organizate.

Postimi u përmirësua shpejt, por ndjekësit me sy vigjilent janë edhe më të shpejtë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re