Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në  Asamblenë e 73-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ka thënë se marrëveshja e Prespës e shkel të drejtën e vetëvendosjes së qytetarëve të Maqedonisë prej ku buron e drejta që të zgjedhin emrin e tyre dhe emrin e shtetit që e kanë krijuar.

 

Ndër të tjera ai u shpreh se teksti i marrëveshjes me Greqinë përpiluar pa dijeninë e tij si president.

 

Ivanov deklaroi se nëse referendumi dështon, atëherë do të hapet një mundësi e re. Ndryshe, derisa Ivanovi po fliste, zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski lëshoi sallën.

 

Presidenti Ivanov kishte një porosi për liderët dhe zyrtarët amerikan dhe europain të cilët ditëve të fundit vizituan Maqedoninë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re