Presidenti i vendit, Gjroge ivanov, refuzon nënshkrimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.

 

Më poshtë arsyetimi ligjor i presidentit Ivanov mbi refuzimin e nënshkrimit të Ligjit në fjalë, publikuar nga “Alsat”.

 

Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një ngga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenun 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.

 

Më herët kryeministrat Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar në Prespë Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re